[timeout:300][out:json];
(
node(around:1000,41.88414,19.55862)[place=village][name];
way(around:1000,41.88414,19.55862)[place=village][name];
rel(around:1000,41.88414,19.55862)[place=village][name];
);
out center tags;
Balldreni është një fshat në rrethin e Lezhës të Shqipërisë. Është një nga 10 njësitë e Bashkisë Lezhë pas reformes Administrativo-Territoriale të vitit 2015. Kjo Njesi përbëhet nga 8 fshatra që jane: Balldreni i Ri, Balldreni i Vjetër, Gocaj, Mali Kakarriq, Qendër Kakarriq, Torovicë, Kolajakë dhe Malecaj. Zona e Balldrenit ndodhet në një pozicion gjeografik shumë të favorshëm përsa i përket kombinimit të klimës së saj bregdetare fushore dhe zonës së ulët malore. Gjendur në ultësirën perendimore të zonës së nënshkodrës është i rrethuar nga të gjitha anët me zona malore ku pjesën më të madhe e zënë fushat dhe kullotat. Ansambli gjeografik i njesisë administrative plotesohet me malet e Rencit dhe Kakarriqit, nga pyje e kullota si dhe lumi Drin si i vetmi lumë që pershkon territorin e njesisë administrative Balldren.
no matches found
| village (Q532) | place=village |