Taivani or the Taiwan Center, is a restaurant complex, as well as a multifunctional recreation center located in Rinia Park, just south of Skanderbeg Square in downtown Tirana, Albania. Taivani is one of Tirana's most modern and frequented restaurants and spare time facilities. It also includes a well-equipped bowling center. It is known as Taivani or "Taiwan" as it is said to resemble a small island, in the middle of a park.
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Pjetër Arbnori", Piramida ose Ish-Muzeu "Enver Hoxha" u ndërtua dhe u inaugurua si muzeu "Enver Hoxha" në vitin 1988 në Tiranë, pra tre vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës. Ai u projektua nga një grup arkitektësh ku merrnin pjesë Klement Kolaneci, Pranvera Hoxha, Pirro Vaso dhe Vladimir Bregu. Ky muze që kushtoi 3 milionë e gjysmë dollarë, u ndërtua në kohën kur populli shqiptar jetonte në një varfëri të tejskajëshme. Muzeu u ndërtua në dy vjet. Për ndërtimin e tij punuan 300 punëtorë. Sot muzeu është kthyer në "Qendra Ndërkombëtare e Kulturës".
Parku Rinia është parku kryesor i Tiranës. Ky park në lindje kufizohet nga bulevari "Dëshmorët e Kombit", në perëndim nga Pallatet e Shallvareve, në veri nga Ministria e Mbrojtjes dhe në jug nga lumi i Lanës.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është një Kishë Ortodokse Lindore e përhapur në Shqipëri. Zë vendin e 13-të në diptikët e Patrikanës së Kostandinopojës (Stamboll, Turqi) dhe të 12-të në diptikët e Patrikanës së Moskës. Primati i saj mban titullin "Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë". Që nga viti 1992 ky rol është luajtur nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos.
Universiteti i Tiranës është universitet publik në Tiranë. Është universiteti më i madh në Shqipëri.
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë ishte shteti njëpartiak marksist-leninist që ekzistonte në Shqipëri nga viti 1976 deri në 1992. Nga viti 1944 deri në vitin 1946, shteti i Shqipërisë njihej si Qeveria Demokratike e Shqipërisë dhe nga viti 1946 deri në 1976 quhej Republika Popullore e Shqipërisë.
Pallati presidencial apo Pallati i brigadave dhe parku i tij (Tiranë) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri . Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "752 më 11.11.2004".
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (shk. TKOB ose TKOBAP) në Tiranë është një teatër kombëtar në varësi të Ministrisë e Kulturës së Shqipërisë. Teatri është promovuar me shfaqjen e parë "Rusallka" në Tiranë në vitin 1953. Artistë të njohur i kanë dhënë publikut shqiptar ndër vite një kulturë të lartë muzikore. Teatri është i vendosur në Pallatin e Kulturës në Sheshin Skënderbej të Tiranës.
Teatri Kombëtar ka qenë teatri kryesor në Tiranë. Në mars të 2020 Teatri Kombëtar i Shqipërisë u zgjodh nga Europa Nostra mes 7 monumenteve të rrezikuara në Evropë, si shembull përjashtimor të arkitekturës moderne italiane të viteve '30 të shekullit 20 dhe një nga sitet më të shquara kulturore të Shqipërisë, i ballafaquar me rrezikun e pashmangshëm të shembjes. Pas dy muajve, më 17 maj 2020 godina e teatrit u shemb.
Katedralja e Shën Palit (Tiranë) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri . Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "122 më 05.03.2007".
Monumenti i Skënderbeut në Tiranë i ngritur më 1968, dhe ndodhet ne zemrën e Tiranës, sheshi Skënderbej. Ky monument është një vepër e Odhise Paskalit në bashkëpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paço për konceptimin e tij. Ai u vendos në Tiranë me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar. Për nder të tij sheshi njihet me emrin "Skënderbej". Përpara tij, në të njejtin shesh, ndodhej monumenti i Ismail Qemalit, të parit krijues të shtetit shqiptar, babait të pavarësise kombëtare.
Xhamia e Haxhi Et'hem Beut, është një xhami historike dhe monument kulture në mes të Tiranës, e cila nisi të ndërtohej nga stërnipi i Sulejman Pashës, Molla Beu i Petrelës rreth 1793 dhe e përfundoi i biri, Haxhi Et'hem Beu më 1238 H (1822/1823).Xhamia ndodhet afersisht ne mes te Tiranes,prane sheshit Skenderbe.
Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipërisë. Ky status sanksionohet në nenin 161 të Kushtetutës dhe me ligjin nr. 8269, datë 27.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë", i cili përcakton objektivat, detyrat, marrëdhëniet me sistemin bankar dhe me shtetin, organizimin dhe drejtimin, pronësinë mbi kapitalin, pasqyrat financiare dhe shpërndarjen e fitimit. Banka qendrore është autoriteti monetar që harton e zbaton politikën monetare dhe kryen funksione të tjera të rendesishme për ekonominë.
Universiteti Politeknik i Tiranës është një ndër universitetet që ofrojnë arsim të lartë në Shqipëri, dhe ndër të paktit që ofrojnë degë inxhinierike. Selia e tij ose "korpusi" ndodhet në Tiranë.
Kalaja ne qytetin e Tiranës është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri . Ky monument është i miratuar me numër "1886 më 10.06.1973
Universiteti i Arteve , e njohur më parë si Akademia e Arteve, është një universitet publik dhe institucioni kryesor që ofron arsimin e lartë të artit në Shqipëri.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) është krijuar në vitin 1958 dhe është njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në vitin 1959. Inicialet e tij shkurt janë K.O.K.SH. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar gjatë viteve 1958 - 1989 ka funksionuar nën emrin Komiteti i Keshillit të Përgjithshëm të BFSSH ( Bashkimi i Fiskulturistëve dhe Sportistëve të Shqipërisë), i cili përmblidhte në vetevete të gjitha Federatat Kombëtare Sportive.Vetëm në arenën ndërkombëtare ai vepronte si Komitet Olimpik Shqiptar. Me ndryshimet e thella politike dhe ndërrimin e sistemit politik në Shqipëri, pas vitit 1989, u krijuan dy struktura sportive : Ministria e Kulturës, Rinise e Sporteve dhe Komiteti Olimpik Konbëtar Shqiptar. Ky ndryshim u sanksionua me vendim të Qeverisë Shqiptare në vitin 1992. Tashmë e tërë Lëvizja Olimpike në Shqipëri drejtohet dhe menaxhohet nga KOKSH.
Xhamia e Tabakëve është një nga xhamitë e Tiranës e vendosur pranë Urës së Tabakëve. Kjo monument kulture osmane e ndërtuar në lagjen e esnafit të Tabakëve rreth shekullit të XVII, ajo u demtua nga goditja e nje rrufeje por vazhdon te funksionojë ne saje te nje riparimi te bere nga familja Resmja e cila edhe sot vazhdon te kujdeset per te.
Gjykata Kushtetuese, zyrtarisht Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, është organi më i lartë i drejtësisë që garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, e themeluar më 1972, është institucioni më i rëndësishëm shkencor në Republikën e Shqipërisë. Ajo përfshin shkencëtarë nga më të shquarit, akademikë, të cilët zhvillojnë veprimtari shkencore në institute dhe qendra kërkimore, si dhe organizma të tjerë shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Akademia ka 24 anëtarë, akademikë; 10 anëtarë, akademikë të asociuar, 26 anëtarë nderi dhe 1 anëtarë nderi i ndarë nga jeta. Akademia ka dy seksione: Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe Seksionin e Shkencave Natyrore dhe Teknike. Në strukturën e saj përfshihen gjithashtu, Njësia e Projekteve të Kërkim-Zhvillimit Teknologjik e Inovacioneve, Dega e Marrëdhënieve me Jashtë dhe me Publikun, Biblioteka Shkencore dhe Botimet.
Kulla TID është qiellgërvishtës në qendër të Tiranës. Ndodhet në lindje të sheshit Skënderbej ndërmjet Rrugës së Barrikadave, Rrugës 28 Nëntori dhe Rrugës Abdi Toptani.
Televizioni Klan, ose thjesht TV Klan, është një televizion privat kombëtar në Shqipëri. U lancua më 25 tetor 1997 dhe u licensua nga Autoriteti i Mediave Audiovizive si kanali i parë kombëtar privat në territorin e Shqipërisë në vitin 2007.
Pallati i Kulturës (Tiranë) është ndërtesa më e madhe kulturore në vend, është një monument i trashëgimisë kulturore në Tiranë, Shqipëri . Ndërtimi i tij filloi që në vitin 1960, në vendin e pazarit të vjetër të kryeqytetit, dhe u hap në 1966. Pallati i Kulturës përmban Teatrin i Operas dhe Baletit dhe Bibliotekën Kombëtare.
`
Ura e Tabakëve (fjalëpërfjalshëm "Ura e puntorëve që rijepin lëkurën") është një monument kulture i ndërtuar në Tirane në shekullin e XVII - XVIII-të afër Xhamisë së Lëkurës.
Nëna Shqipëri ndodhet në hyrje të kompleksit të "Varrezave të dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore" në Tiranë dhe është 12 metër i lartë. Statuja është në beton dhe është përuruar në varrezat "Dëshmorët e Kombit" në vitin 1971. Realizues janë Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadëri.
Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" (UNIZKM) është themeluar në vitin 2004 dhe përbën një nga nismat e para të arsimit privat në vend. Lendet ne Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” zhvillohen ne gjuhën italiane.
Kisha e Zemrës së Shenjtë të Krishtit është një kishë katolike e ritit latin në kryeqytetin shqiptar Tiranë, Shqipëri, në rrugën e Kavajës (Rruga e Kavajës) në perëndim të Sheshit Skënderbej.
Ministria e Drejtësisë është një ministri e Republikës së Shqipërisë.
ABA Business Center është ndërtesa më e lartë e ndërtuar në Shqipëri. E hapur në vitin 2009 dhe me një siperfaqe prej 30 000 m2, ajo shtrihet në një nga zonat më kryesore në Tiranë për bizneset dhe individët. Katet me mure xhami ofrojnë pamje spektakolare të qytetit.
ABC is an Albanian free-to-air television channel based in Tirana. It was founded in 2010 on the frequency of the defunct Italian-Albanian channel Telenorba Shqiptare and in 2019 was acquired by ABC Management sh.p.k. It is part of the ABC Media Group, together with Television 7 (T7) and Gazeta Express (gazetaexpress.com) in Kosovo. ABC News Radio, a radio relay channel is available on 105.0 FM in Tirana.
The Sports University of Tirana (UST) (Albanian: Universiteti i Sporteve të Tiranës) is a university in Albania that trains fitness teachers and sports specialists, sport and tourism managers, guides, and physical education teachers. It awards Masters and PhD programs.
Shkolla Ndërkombëtare Shqiptare (anglisht: Albanian International School) është një shkollë ndërkombëtare në gjuhën angleze në Tiranë, Shqipëri.
Ali Demi është lagje në njësinë administrative "Tirana 1" dhe "Tirana 2" në Tiranë. Lagjja ka marr emrin e Heroit të popullit Ali Demi.
Allias is a neighbourhood of Tirana, Albania. It is located west of the central boulevard.
Shkolla e mesme Arben Broci është një shkollë e mesme e vendosur në Tiranë, Shqipëri. Arben Broci Lartë u hap në vitin 1948. Shkolla mori emrin e Arben Brocit, i cili ishte një nga katër viktimat që u vranë në protestat antikomuniste shqiptare.
Avokati i Popullit shqyrton ankesat ose kërkesat: ndaj organeve të administratës qendrore, pushtetit vendor dhe të tretëve që veprojnë për llogari të tyre, ndaj policisë, shërbimit sekret, burgjeve, forcave të armatosura dhe pushtetit gjyqësor si dhe ankesa apo kërkesa të tjera që nuk përfshihen në dy seksionet me sipër, bashkëpunon me organizatat joqeveritare si dhe bën studime në fushën e zbatimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Njësia për Parandalimin e Torturës merret me inspektimet dhe vizitat në ambientet ku është privuar liria e individit, me qëllimin për të parandaluar rastet e torturës apo dënimeve të tjera çnjerëzore dhe degraduese.
Kolegji Universitar Bedër është universitet privat në Tiranë, i themeluar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë më 7 prill të vitit 2011. Bedër ofron programe studimi të ciklit të parë dhe të dytë, sipas legjislacionit shqiptar. Me hapjen e këtij universiteti, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë plotëson të gjithë ciklin e arsimit pas atij parauniversitar që ka filluar me rihapjen e medreseve në vitin 1991.
The German Hospital Tirana is a hospital in Tirana, Albania.
Sheshi Avni Rustemi (Tiranë) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri . Ky monument është i miratuar me numër "122 më 05.03.2007".
Tyrbja e Kapllan Pashës është një varr monumental i kajmekamit të Tiranës të fillimshekullit 19, Kapllan pashë Toptanit. Tyrbja është ndërtuar për të shënjuar vendvarrimin e pashait që ndërroi jetë më 1819, dhe është një monument i trashëgimisë kulturore i kategorisë I-rë.
Kombinati është një lagje në njësinë 6 të Tiranës. Emri vjen nga Kombinati i tekstileve "Stalin".
Lapraka është një lagje në njësinë administrative "Tirana 11" në Bashkinë e Tiranës
Universiteti "Luarasi" është universitet jopublike u krijua në bazë të ligjit nr. 8461, datë 25.2.1999, "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 156, datë 22.3.2001, "Për shkollat jopublike në Republikën e Shqipërisë" dhe lejës së posaçme për hapjen e kësaj shkolle, të dhënë me Vendimin e Këshillit të Ministrave, nr. 611, date 11.09.2003.
Universiteti Marin Barleti është një institucion privat i arsimit të lartë në Shqipëri, i cili mban emrin e historianit dhe humanistit të shekullit të XV, Marin Barleti. “Marin Barleti” u themelua si universitet në 2005 nga Grupi “Dudaj”.
The Marubi Academy of Film and Multimedia (Albanian: Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi) is a school that offers professional, creative, artistic and technical qualifications and education for students who aspire to get involved in the Film and Television Industry in the Republic of Albania. The academy was created per Government decree in 2004, and has students from Serbia, Montenegro, North Macedonia and Albania.
Universiteti Metropolitan Tirana një institucion privat i arsimit të lartë që ndodhet në Tiranë, Shqipëri. Universiteti është fokusuar në shkencat inxhinierike, arkitekturë dhe ekonomi ka për mision zhvillimin e studentëve si profesionistë në fushat bashkëkohore të inovacionit dhe teknologjisë. Me një staf akademiko-shkencor ndërkombëtar, infrastrukturë prej 11 laboratorësh, mundësi studimi jashtë vendit falë bashkëpunimit me shumë universitetete evropiane, është vlerësuar “Shkëlqyer” duke siguruar akreditimin institucional nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Agjencia Britanike e Akreditimit. UMT është gjithashtu i pari universitet në Shqipëri që ofron programin e doktoratës në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente” dhe programin bachelor në “Inteligjencë Artificiale”.
Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza " (QSUT) (anglisht: University Hospital Center "Mother Teresa") është një spital qendror në Tiranë, Shqipëri. Aktualisht është spitali më i madh i qendrës mjekësore në vend dhe mban emrin e Nënë Terezës, e cila ishte me origjinë shqiptare. Spitali ka një kapacitet prej 1612 shtretërish dhe punëson më shumë se 2500 persona.
El Hotel Rogner[1] es un hotel de lujo ubicado al sur del Bulevar Deshmoret e Kombit del propio centro de la ciudad de Tirana, la capital de Albania. Se encuentra cerca del palacio presidencial y las embajadas extranjeras y es un lugar notable para conferencias. El hotel, que destaca por su forma distintiva de media luna, cuenta con 136 habitaciones y está rodeado de jardines de estilo mediterráneo.
Sauku është një zonë në Bashkinë Tiranë në rrethin e Tiranës të Shqipërisë.
Selitë is a neighborhood of Tirana in the former municipality of Farkë in Tirana County, Albania. At the 2015 local government reform it became part of the municipality Tirana.
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, me seli në Tiranë, qëndron në majën e piramidës gjyqësore. Ajo siguron dhënien e barabartë dhe të paanshme të drejtësisë për të gjithë qytetarët në vend dhe vendos standardet e një gjykimi të drejtë. Gjykata e Lartë e ushtron pushtetin në përputhje me parashikimet Kushtetuese dhe ligjin.
Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik.
The Unknown Soldier (Albanian: Ushtari i panjohur) is a war memorial statue in Tirana for the soldiers that fell in the struggle against the Italian invaders during Second World War. The statue is located near the Albanian parliament and the Tomb of Kapllan Pasha. It was placed by the Albanian communists: For its construction, the 350-year old Sulejman Pasha Mosque built by the founder of the capital Sulejman Bargjini was destroyed. The sculpture features a soldier with a raised fist and rifle, struggling forward.
Yzberishi është një fshat në Bashkinë Tiranë në rrethin e Tiranës të Shqipërisë.
Bashkia e Tiranës është një bashki në qarkun me të njëjtin emër. Ajo përfshin kryeqytetin e Shqipërisë si dhe 13 njësi administrative që e rrethojnë.
Liceu Artistik “Jordan Misja” është një shkollë e profilit artistik. Liceu ndodhet në rrugën e Elbasanit në Tiranë dhe përfshin të gjitha klasat nga e para deri tek e mesmja. Përfshin si instrumentet muzikore ashtu edhe pikturën.
Instituti Harry Fultz është një shkollë e arsimit të mesëm profesional në Tiranë, Shqipëri.
Xhamia e Mahmut agë Kokonozit ndodhet në pjesën lindore të qendrës së qytetit të Tiranës. Ajo është një xhami e bukur e tipit “xhami mëhalle” (lagje). Sot ndryshe nga më parë quhet Xhamia e Pazarit të Ri, pasi me prishjen e Pazarit të Vjetër të Tiranës u ndërtua pranë kësaj xhamie Pazari i Ri. Xhamia e Kokonozit së bashku me xhaminë e Tabakëve është një ndër xhamitë më të vjetra (të mbetura) të qytetit të Tiranës. Pas këtyre dy xhamive vjen xhamia e Et’hem Beut. Studjuesi i mirënjohur Zija Shkodra në librin e tij “Qyteti Shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare”, thotë se xhamia e Kokonozit është ndërtuar aty nga fundi i shek. XVIII. Mirëpo ai nuk e mbështet me argumente këtë gjë për ta bërë sa më të besueshme. Ndërsa studjuesi tjetër i mirënjohur Kristo Frashëri në librin “Historia e Tiranës”, vëll. I, pasi tregon se ndërtimi i xhamisë i përket fundshekullit XVIII, thotë se kjo xhami nuk ekziston më. Në të vërtetë ky pohim është i çuditshëm pasi dihet mirë se xhamia në 1967 u mbyll, por nuk u shemb, ajo u kthye në magazinë duhani. Në fillim të viteve ‘90 ajo u rihap dhe rifilloi aktivitetin fetar. Thënia e studjuesit Kristo Frashëri duhet ndarë në dy pjesë; në pjesën e parë ku thotë se xhamia është ndërtuar gjatë shek. XVIII dhe në pjesën e dytë ku thotë se xhamia tani nuk ekziston më. Përsa i përket pjesës së parë atë do ta shqyrtojmë më poshtë, ndërsa pjesa e dytë e thënies është thjesht një mospasje informacioni nga ana e tij pasi xhamia vazhdon të ekzistojë edhe sot e kësaj dite.
Mauzoleumi i Familjes Mbretërore ose Varri i Nënës Mbretëreshë është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri.
Sheshi "Shqiponja" ndodhet në kryqëzimin e rrugëve "29 nëntori", "Dritan Hoxha", "Teodor Keko" dhe "Vangjel Noti", në Tiranë. Sheshi u përurua me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në qendër të tij gjendej një memorial shqiponje e zezë, 6 metra e lartë, me një bazament 4 metra të lartë, të rrethuar nga drita të kuqe. Vepra u krye me çelik të rëndë nga artisti Albi Çifligu me kontributin financiar të familjes tetovare "Destani".
Pallati i Sportit Asllan Rusi është një arenë sportive e mbyllur në Tiranë, Shqipëri me një nxënësi prej 4000 personash. Arena mban emrin e volejbollistit Asllan Rusi .
Xhamia e Namazgjasë, e njohur edhe si Xhamia e Madhe e Tiranës, është një xhami e re e ndërtuar në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Vendndodhja e xhamisë do të jetë në vendin e quajtur Namazgjah (nga turqishtja Namazgâh - "vendi i namazit"), një park i papërdorur mes ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë dhe lumit Lana.
Kulla e Vodafonit e njohur edhe si Sky Tower në Tiranë është një rrokaqiell në kryeqytetin shqiptar . Është ndërtuar rreth vitit 2000 dhe ishte ndërtesa më e lartë në Shqipëri në atë kohë me 17 kate. Ndodhet ne qender te qytetit ne lagjen e nates Blloku, qe ka qene zona e banimit te nomenklatures komuniste . Ndërkohë, ndërtesa ka marrë të paktën katër kate të tjera.
Shtëpia e Piktorit Sali Shijaku ndodhet në Tiranë në rrugën “Siri Kodra”. Është një shtëpi e vjetër me arkitekturë tipike Tiranase. Ndërtimi i saj i përket vitit 1400. Shtëpia shërben si restorant tradicional si dhe galeri arti ku janë të ekspozuara 100 punime në pikturë. Është konsideruar si shtëpia më e vjetër në Ballkan.Me pare ne vitin 350 shtepia e piktorit Sali Shijakut ka qene nje spital turk.Druret ne ate shtepi quheshin traur dhe lyheshin me benzine ose nafte.Ndryshe kjo shtepi quhet monument kulture.Ne katin e pare ndodhej dhoma e pritjes qe zhvilloheshin aktivitete te ndryshme afer oxhakut dhe vendi ishte i mbushur me piktura te rralla dhe te vecanta.Ne katin e dyte ishin dhomat vetem per te fjetur por gjithashtu vendi ishte i mbushur me piktura dhe portrete.Shume objekte ne ate shtepi quheshin motive morjentale.Ne ate vend ndodhej nje arke e vjeter me piktura te erreta ku aty vendoseshin pajat e nuses.
Liqeni Artificial i Tiranës është një liqen artificial që ndodhet në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.
Arena Kombëtare njohur me emrin tregtar si Stadiumi Air Albania është një stadium futbolli i projektuar për shumë qëllime. I vendosur në kryeqytetin e Tiranës, stadiumi është ndërtuar në tokën e ish Stadiumit Qemal Stafa. Ai ka një kapacitet prej 22.500 vendesh që e bën stadiumin më të madh në Shqipëri.
Muzeu i Bankës së Shqipërisë është një muze që ka në thelb valutën shqiptare ndër shekuj, por edhe objekte të tjera historike që lidhen me të shkuarën e Bankës dhe me antikitetin. Muzeu i Bankës së Shqipërisë u inaugurua më 30 tetor 2015.
The Arena e Demave is the training ground and academy base of Albanian football club, Partizani.
Zyra e Kryeministrit, ose Kryeministria është zyra dhe rezidenca zyrtare e Kryeministrit të Shqipërisë. Është një agjenci ekzekutive e nivelit ministror brenda Qeverisë së Shqipërisë që merret me ministritë dhe çështje të tjera politike që kanë një rëndësi të madhe për kombin, si korrupsioni dhe zgjedhjet. Ai përbëhet gjithashtu nga stafi i drejtpërdrejtë i Kryeministrit, si dhe nivele të shumta të stafit mbështetës që i raportojnë Kryeministrit.
The National Food Authority (AKU) (Albanian: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) is a government agency under the supervision of the Albanian Ministry of Agriculture and Rural Development. The agency is responsible for ensuring the food security of the country and the stability of supply and price of food.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është një ministri e Republikës së Shqipërisë. Është përgjegjës për politikën e klimës, infrastrukturën dhe shërbimet publike dhe industrinë.
Rogner Hotel Tirana (i njohur edhe si Hotel Europapark) është një hotel luksoz i vendosur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në jug të qendrës kryesore të Tiranës, Shqipëri . Duke qenë se ndodhet pranë Pallatit Presidencial dhe disa ambasadave të huaja, është një vend i dukshëm për konferenca dhe ngjarje të lidhura me median. Hoteli me formën e tij të veçantë të gjysmëhënës dhe është i vendosur në kopshte të stilit mesdhetar.
Biblioteka e universitetit të arteve është biblioteka më e madhe dhe më e vjetra e artit në Shqipëri. Ajo është një bibliotekë universitare, unike, dhe ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë në formimin e artistëve të rinj.
Muzeu i Forcave të Armatosura (MFA) është muze tipologjik dhe pasqyron ngjarjet më të rëndësishme ushtarake dhe vlerat më të mira të trashëguara nga kombi ynë gjatë historisë së tij në shekuj. Në esencë ai shpreh identitetin, kujtesën dhe progres-zhvillimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ideja për ndërtimin e Muzeut të FA ka filluar herët por është vënë në zbatim me urdhrin e ministrit, nr. 252, datë 04.06.2010. Në vitin 2012 u rikonstruktua godina që ndodhet në territorin e garnizonit “Skënderbej”, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes duke e kthyer atë për funksione muzeale. Muzeu i FA ndodhet në Bërzhitë, Tiranë.
"Bunk’Art 2" pranë Ministrisë së Brendshme në Tiranë zë një sipërfaqje prej 1.000 metrash katrorë dhe përbëhet nga 40 dhoma, të cilat prezantojnë historinë nga viti 1912 deri në 1991-shin përmes fakteve të marra nga Arkiva e Shtetit dhe Ministria e Brendshme. Nga dhoma në dhomë, historia shpaloset që me krijimin e Xhandarmërisë së parë, Xhandarmërinë e Mbretërisë zogiste, Policinë Popullore, për të vijuar me kampet me telat me gjemba, e deri te burgjet, internimet dhe dëbimet. Një dhomë më vete i dedikohet edhe mënyrës sesi përgjoheshin të huajt, që ndodheshin në vendin tonë gjatë periudhës së dikaturës.
Shkolla 'Hermann Gmeiner' është shkollë profesionale për TIK (Teknologji Informacioni dhe Komunikimi) e themeluar ne 2014. Programet e shkollës TIK “HERMANN GMEINER”, bazohen tek modeli dhe profili i shkollës austriake, në përgatitjen e programuesve në informatikë.
Banesa e Reshat Petrelës është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "2854 dhe 814 më 08.08.1980 dhe 25.10.1980".
Banesa e Shijakasve (Tiranë) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri . Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "1883 më 10.06.1973".
Muzeu i Përgjimeve të Sigurimit të Shtetit , i njohur edhe si Shtëpia me Gjethe është një muze historik në Tiranë, kryeqytetin e Shqiperisë . Ajo u hap më 23 maj 2017 në objektin që shërbeu si dega e Sigurimit në kohën e komunizmit.
Hotel London (Tiranë) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri . Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "122 më 05.03.2007".
Medreseja e Tiranës "H. Mahmud Dashi" ose Medreseja e Përgjithshme të Tiranës është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri, ndërtuar në vitin 1931 si Medreseja e Lartë ose Medreseja e Naltë në të ashtuquajturin stili “ndërkombëtraë”, ku ka futje të stileve të ndryshme arkitektonike.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ose (ARrSh), është një institucion i pavarur, publik në Shqipëri, qëllimi i të cilit është të ndërtojë dhe mirëmbajë rrugë dhe infrastrukturë në zonat rurale dhe midis zonave urbane. I përket Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe është pronar ligjor i rrugëve dhe ka autoritetin për të ekzekutuar ndërtimin e infrastrukturës sipas kërkesës së ministrisë.
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shkurt SPAK, është një organ i pavarur gjyqësor i ngarkuar me hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta të qeverisë dhe shoqërisë në Shqipëri.
The State Cadastre Agency (ASHK) (Albanian: Agjencia Shtetërore e Kadastrës) is an Albanian governmental agency created to address the issues of legalization, restitution and registration of housing and all immovable properties throughout the territory of Albania. The agency was formed by law No.111/2018 of the Albanian Parliament that resulted in the merger of ALUIZNI, the National Housing Authority and the Immovable Property Registration Office. Its current director is Artan Lame.
Katedralja Ngjallja e Krishtit është një kishë ortodokse shqiptare, e vendosur në qendër të Tiranës, Shqipëri. Është kisha e tretë më e madhe ortodokse në Evropë.
Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) është institucion i arsimit të lartë në Shqipëri, që ofron studime mbi agronominë, veterinarinë, ekonominë agrare, inxhinierinë pyjore, mjedisin rural, dhe degë të ngjashme. UBT është qendra më e madhe e edukimit dhe kërkimit shkencor në fushën e bujqësisë dhe ushqimit në Shqipëri. Kampusi i UBT-së është i vendosur në një kodrinë të pyllëzuar në periferinë veri-perëndimore të Tiranës, rreth 7 km nga qendra e qytetit.
Stadiumi "Selman Stërmasi" është një stadium që ndodhet në Tiranë, afro 250 metra larg ish-Ekspozita "Shqipëria Sot". Ndonëse stadiumi ka një kapacitet prej 12,500 vendesh, vetëm rreth 8,500 janë në gjëndje të rregullt.. Stadiumi gjithashtu zotëron një dhomë për intervista, ambjentet e dusheve, parkingun kryesor në pjesën qendrore para stadiumit dhe është i rrethuar totalisht nga një gardh metalik afro 4 metra i lartë. Ky stadium është pronë e klubit të futbollit KF Tirana, ku dhe zhvillon ndeshjet e saj.
Galeria Kombëtare e Arteve është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet në Tiranë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit”, Shqipëri . Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "122 më 05.03.2007".
Kulla e Sahatit e Tiranës është ndërtuar në shekullin e XIX midis viteve 1822-1840 nga Haxhi Etëhem bej Mollaj së bashku me Xhaminë e Et'hem Beut.
Qendra e Studimeve Albanologjike është instituti kryesor i albanologjisë në Shqipëri. Qendra filloi si pjesë e rindërtimit dhe modernizmit të sistemit akademikë dhe universitar të Shqipërisë. Vendimi u morr nga Qeveria e Shqipërisë në gusht 2017. Ajo rrjedh nga bashkimi me katër institucionet ekzistuese: Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Instituti i Historisë dhe Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, me dy njësi kërkimore: Studimet e Artit dhe Enciklopedia Shqiptare që i përkisnin Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Është një nga institutet kryesore të albanologjisë në përgjithësi. Ajo gjithashtu ofron kurse master dhe PhD dhe studime në të gjitha fushat që mbulon instituti.
Blloku është emri i pjesës më interesante të Tiranës.
Ministria e Punëve të Brendshme është një ministri e Republikës së Shqipërisë. Ministria është krijuar menjëherë pas shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit modern shqiptar më 28 nëntor 1912. Me Dekretin e Kryetarit të Qeverisë të datës 4 dhjetor 1912, ajo është quajtur ministria e Brendshme, emërtim, të cilin e ka mbajtur deri në vitin 1945. Pas kësaj periudhe ajo është quajtur Ministria e Punëve të Brendshme. Me ndryshimet demokratike, të realizuara në vendin tonë, pas vitit 1992, ajo mori emërtimin ministria e Rendit Publik, duke u ndarë prej saj strukturat e shërbimit sekret e të qeverisjes vendore. Ndërtesa e ministrisë së Rendit Publik ndodhet në Tiranë, pranë sheshit "Skënderbej", në bllokun e ndërtesave të ministrive e të institucioneve të tjera qendrore të shtetit shqiptar, të cilat kanë përfunduar së ndërtuari në fund të viteve '30. Ndërtesa aktuale e ministrisë daton si e tillë që nga viti 1945.
Shërbimi Informativ Shtetëror (shkurt: SHISH) më 17 dhjetor 1912 u krijua e një shërbim të fshehtë për viset e banuara prej shqiptarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është një ministri e Republikës së Shqipërisë.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë është një ministri e Republikës së Shqipërisë. Përgjegjës për formimin dhe zbatimin e sigurisë dhe rendit kombëtar, koordinimin dhe zbatimin e udhëzimeve të përgjithshme të Qeverisë për politikën e mbrojtjes dhe është selia e Ushtrisë së Shqipërisë.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është një ministri e Republikës së Shqipërisë. Funksioni i saj është për rregullimin në lidhje me mjedisin, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, promovimin e burimeve të rinovueshme, mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit, zhvillimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pylltarisë dhe kullotave, dhe monitorimin cilësor të burimeve ujore.
Pallati i Kongreseve (Tiranë) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri . Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "122 më 05.03.2007".
Sheshi "Nënë Tereza" ndodhet në fund të Bulevardit në pjesën jugore të Tiranës.
Zyra Presidenciale ose Presidenca strehon Zyrën e Presidentit të Shqipërisë dhe është vendi kryesor i punës së Presidentit. Ai përbëhet nga stafi i drejtpërdrejtë i presidentit, si dhe stafi mbështetës që i raporton presidentit. Ndodhet ne kryeqytet, Tiranë.
Ambasada e Vatikanit në Tiranë është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri . Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "122 më 05.03.2007".
Parku i Tiranës ose Parku i Liqenit Artificial është një park i madh në jug të Tiranës, i ndërtuar në vitet 1950.Ky park vizitohet shume nga te huajt
Tirana, në të folmen tiranase: Tirona, është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë. Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veriperëndim të Elbasanit, në një luginë të rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri.
La Piazza Italia (in albanese: Sheshi Italia) è una delle piazze principali di Tirana, in Albania.
Biblioteka e Akademisë së Shkencave e Shqipërisë është krijuar në vitin 1972, njëherazi me krijimin e Akademisë së Shkencave. Biblioteka e Akademisë ka karakter special. Ajo kryen një shërbim me cilësi të lartë për kërkimin shkencor, duke zhvilluar dhe ofruar një informacion të gjerë dhe shumëdisiplinor jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë të tjera. Konsiderohet si qendra kryesore e informimit të mirëfilltë shkencor në Shqipëri. Biblioteka ka një trashëgimi prej rreth 65 000 vëllimesh dhe shumë periodikë, të cilët mbulojnë të gjitha subjektet e kërkimit shkencor.
Biblioteka e Galerisë Kombëtare e Arteve në Shqipëri është ndërtuar në vitin 1999 si një mundësi me tepër për informimin kulturor artistik të publikut të artit, nxënësve, studentëve, studiuesve etj.